Christian Eriksen e vazhdon karrierën në Budesligë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Pas përfundimit të kontratës me Manchester United, Christian Eriksen ka mbetur pas skuadër.
33-vjeçari danez si duket karrierën do ta vazhdoj në Bundesligën gjermane, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave daneze, Eriksen ka arritur marrëveshje me skuadrën e VfL Wolfsburg.
Superylli danez është bindur nga drejtori sportiv danez Peter Christiansen, ku po ashtu do të bashkohet me disa futbollistë tjerë danez që janë pjesë e Wolfsburgut, si Andreas Skov Olsen , Jonas Wind , Adam Daghim , Jesper Lindstrom dhe Joachim Maehle.
Sipas asaj që raporton ”Tipsbladet”, një aeroplan fluturoi sot nga Odense për në Braunschweig me Christian Eriksen në bord.
Danezi pritet të kryej vizitat mjekësore dhe pastaj të nënshkruaj kontratën me Wolfsburgun.
Në sezonin e tij të fundit në Old Trafford, Eriksen luajti si titullar vetëm në 11 ndeshje të Premier Ligës, por shënoi pesë gola dhe dha gjashtë asiste në 35 ndeshje./IndeksOnline/