Ndodhë në Premierligë, West Ham nënshkruan me portierin e vet!

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në Premierligën angleze.
Skuadra e West Hamit, ka njoftuar rikthimin e portierit Lukasz Fabianski, shkruan IndeksOnline.
Polaku i cili ishte pjesë e skuadrës angleze për shtatë vite, u largua nga klubi pasi nuk ia vazhduan kontratën e cila skadoi me 30 qershor.
Por dy muaj më pas, West Ham i ra pishman dhe riktheu Fabianskin, i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
“Jam shumë, shumë, shumë i lumtur që jam kthyer sepse ky Klub padyshim që do të thotë shumë për mua dhe njerëzit në këtë Klub gjithashtu. Duke i parë ata përsëri, u ndjeva bukur dhe bukur.
Gjithmonë kam qenë, dhe me siguri do të jem, një lojtar që gjithmonë e vë ekipin mbi qëllimet e mia personale. Mendoj se ndoshta njerëzit më shohin si një person të mirë për të qenë pranë, një person të mirë për të pasur në ekip për sa i përket asaj që sjell dhe kështu nuk ka të bëjë vetëm me mua, ka të bëjë me ekipin.”, ka deklaruar Fabianski pas nënshkrimit të kontratës.
Zyrtarizimi i tij vjen pas largimit të portierit, Wes Foderingham./IndeksOnline/
West Ham United is pleased to confirm that Łukasz Fabiański has rejoined the Club on a contract until the end of the 2025/26 season 🤝
— West Ham United (@WestHam) September 10, 2025