Në QKMF Ferizaj ka filluar zbatimi i kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k.

Stafit shëndetësor të angazhuar përmes kësaj kontrate iu uruan mirëseardhje drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini, drejtoresha Dr. Nadire Ymeri, menaxhmenti i QKMF-së, si dhe drejtori i Kosovamed, z. Kastriot Asllani.
Personeli i sapoangazhuar do të përfshihet kryesisht në:
• shërbimet e kujdesit shtëpiak paliativ,
• vizitat në shtëpi për nëna dhe fëmijë,
• plotësimin e stafit në Emergjencën Primare,
• shërbime të tjera ndihmëse në QKMF.
Ky angazhim synon zgjerimin e gamës së shërbimeve dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët e Komunës së Ferizajt.
Një falënderim i veçantë i shkon Komunës së Ferizajt për mbështetjen me personel dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k. për kontributin dhe donacionet e ofruara me rastin e fillimit të punës së stafit të ri.