Ahmeti viziton familjen Mollopolci në Grackë, merr përkrahje për zgjedhjet e 12 tetorit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë mbrëmjes së sotme ka vizituar familjen Mollopolci në Grackë.
Nga aty ai ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

‘’Sonte vizituam familjen Mollopolci në Grackë, ku bashkëbiseduam dhe morëm mbështetjen e tyre për vizionin tonë për Lipjanin. Faleminderit!’’, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social në Facebook.