Wolfsburgu e zyrtarizon Christian Eriksenin

Christian Eriksen edhe zyratisht është futbollist i ri i skuadrës gjermane, VFL Wolfsburg.
Mesfushori danez ka nënshkruar kontratë një vjeçare, shkruan IndeksOnline.
33-vjeçari ishte pa skuadër që nga muaji qershor, kur i përfundoi kontrata me Manchester Unitedin.
“Mezi pres këtë aventurë të re. Jam i bindur se mund të bëjmë një ndryshim së bashku në Wolfsburg . Diskutimet me ata që ishin përgjegjës ishin shumë të mira. Ndjeva menjëherë se trajneri Paul Simonis kishte një ide të qartë për ekipin dhe gjithashtu për mua. Fakti që ka shumë fytyra që njoh nga kombëtarja daneze në skuadër e bën VfL-në veçanërisht tërheqëse për mua”, tha Eriksen pas nënshkrimit si lojtar i Wolfsburgut./IndeksOnline/
Never late to the party. 🐺🏭#VfLWolfsburg pic.twitter.com/d78JeCQGgS
— VfL Wolfsburg (@VfL_Wolfsburg) September 10, 2025