75 Mall Live Search
21:51 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / S Z

Franca e gatshme të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes ajrore polake

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka brë të ditur se ka biseduar  me kryeministrin polak dhe  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s pas inkursionit të disa dronëve rusë në hapësirën ajrore polake. Macron ka thënë se këto inkursione janë të patolerueshme dhe ofrojnë një demonstrim tjetër të qëndrimit përshkallëzues të Rusisë.  Ndërsa ka th[n[ se ka përsëritur mbështetjen e plotë të Francës për Poloninë, duke theksuar  gatishmërinë për të kontribuar më tej në forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë dhe sigurinë e krahut lindor të NATO-s.

“Sapo bisedova me kryeministrin polak dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s pas inkursionit të disa dronëve rusë në hapësirën ajrore polake. Këto inkursione janë të patolerueshme dhe ofrojnë një demonstrim tjetër të qëndrimit përshkallëzues të Rusisë. Përsërita mbështetjen e plotë të Francës për Poloninë dhe theksova gatishmërinë tonë për të kontribuar më tej në forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë dhe sigurinë e krahut lindor të NATO-s”, ka shkruar Macron.