75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / F.R

Tentuan të kalonin ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, policia kap 4 meshkuj dhe një femër

Të mërkurën janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që me veturë dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ranilluk / 10.09.2025 – 13:55. Janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që me veturë dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/