Ylli i njohur ndez tapetin e kuq në NTAs

Moderatorja dhe prezantuesja e njohur Maya Jama ndezi tapetin e kuq të National Television Awards, duke u shfaqur më glamuroze se kurrë.
Ajo zgjodhi një fustan vintage luksoz, me vlerë 4,500 £, të punuar me dantellë delikate dhe të zbukuruar me pendë struci, që i dha një prekje elegante e dramatike para kamerave.
Maya, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe prezencën karizmatike, tërhoqi sytë e të gjithëve sapo doli në tapet, duke u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale për look-un e saj të përsosur.
Kjo paraqitje konfirmon edhe një herë statusin e saj si një nga ikonat e modës në skenën britanike të showbiz-it.
