Rrëzohet pema gjigante, i zë përfundi disa vetura

Një incident ka ndodhur para pak minutash në afërsi të objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku një pemë është rrëzuar papritur duke rënë mbi automjetet e parkuara aty.
Por bashkë me pemën gjigante është rrëzuar dhe shtylla elektrike, e cila gjindej në afërsi. E për pasojë të gjithë banorët e kësaj lagje, kanë mbetur pa energji elektrike.
Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline” shihen pemët e rrëzuara të cilat e kanë bllokuar tërësisht rrugën. Ndërsa veturat kanë mbetur të bllokuara nën pemë.
Po ashtu shihen qytetarë të shumtë të cilët po e vështrojnë nga afër këtë situatë, teksa u është bllokuar kjo rrugë për kalim.
Derisa nuk dihen shkaqet e rrëzimit të pemës, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkaq nga rënia e pemës një veturë ka pësuar dëme materiale./Indeksonline/