Legjenda Ballack për transferimin e Wirtz në Liverpool: Premierliga e ka kaluar moti kohë Bundesligën…!

Legjenda e futbollit, Michael Ballack ka folur për transferimin e Florian Wirtz te Liverpooli në Premier League.
Wirtz iu bashkua “The Reds” nga Bayer Leverkuseni edhe pse kishte ofertë nga Bayern Munchen, shkruan Indeksonline

Dhe pikërisht për këtë ka folur Ballack, ish-mesfushori i Chelseat dhe Leverkusenit.
“Një kalim në Bayern Munchen nuk do të kishte sens për Florian Wirtzin. A është Bundesliga një sfidë për të në nivele të larta?

“Jo, sepse Bundesliga është kaluar moti kohë nga Premier League. Ky është realiteti.
“Kjo është arsyeja pse Bundesliga nuk është më atraktive për shumicën e top-lojtarëve”, u shpreh Ballack në mediat gjermane. /Indeksonline/