75 Mall Live Search
15:28 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / S Z

Jasharaj i reagon Osmanit: Gjendja në shkollat publike nuk është aq e mjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, në një reagim lidhur me incidentin e djeshëm theksoi se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndjekën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me probleme të shumëta infrastrukturore gjatë shkollimit.

Osmani ceku problemet me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës, e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve,mungesë pastrimi per muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë, konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës e shumë cka tjetër.

E në lidhje me këto çështje të cekura nga Presidentja Osmani ka reaguar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se  BASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë.

  “ Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës  nuk është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është. Probleme me kanalizimin,  me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes  janë gjithë këto  probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga  ai institucion arsimor dhe i ka dërguar  në një institucion shkollor privat. Nëse  cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë  atëherë përfaqësuesit  e lartë të  institucioneve  nuk mjafton të flasin e tregojnë  pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor”, ka thënë Jasharaj.

Reagimi i plotë i Jasharajt:

Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës  nuk është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është

Probleme me kanalizimin,  me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes  janë gjithë këto  probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga  ai institucion arsimor dhe i ka dërguar  në një institucion shkollor privat. Nëse  cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë  atëherë përfaqësuesit   e lartë të  institucioneve  nuk mjafton të flasin e tregojnë  pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor.

Probleme  me kanalizimin e tualetet  mund të ndodhin kohë pas kohe, por ato evitohen . Sa i takon rrymës  dhe ujit shkolla ndan fatin me rrethin ku vepron si institucion arsimor. Pra, nuk ka raste kur rryma e uji  dhe nxehja i ndalen  me qëllim vetëm shkollës , po ndërprerja për cilat do arsye qofshin  përfshinë edhe banesat  e shtëpitë  në atë lokalitet.

E nderuar Presidente SBASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është.  Institucionet qendrore nuk kanë bërë detyrën e tyre me qëllim që të ndahen mjete  në shumën  duhur që shkollat tona të jenë të shekullit 21 me mjete pune dhe ambiente  e jo të punohet ende me shkumës e shpuzë e me tekste shkolloret dëmtuara e stërvjetruara.

Nuk është zgjidhje e mirë që udhëheqësit fëmijët e tyre t’i dërgojnë në institucione private arsimore  që punojnë në kushte shumë të mira e të lihen qindra e mijëra fëmijë  të arsimohen në aso kushte  që ju i  keni cekur.  Institucionet  qendrore  duhet të bëjnë shumë më tepër për arsimin publik  sepse këtë e kanë obligim.