Përfundon takimi trepalësh në Bruksel, s’ka marrëveshje

Nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, sot në Bruksel është mbajtur takimi trepalësh mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.
Sikur edhe herave të tjera, palët vetëm kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të zbatuar ato pikat e marrëveshjes që i shohin të rëndësishme.
Pala serbe ka insistuar që të zbatohet së pari pjesa e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që Kosova ka insistuar që të zbatohet marrëveshja bazë në tërësi dhe që sidomos çështjet që kanë të bëjnë me komisionet për të pagjeturit./iNDEKSONLINE/