Habit Ivan Toney: Liga Saudite është në të njëjtin nivel me Premierligën

Futbollisti Ivan Toney, i cili luan te skuadra arabe, Al Ahli, ka habitur me një deklaratë të fundit.
Sulmuesi anglez ka deklaruar se Liga Arabe e Futbollit është në të njëjtin me Premirligën angleze, shkruan IndeksOnline.
Madje ai përmendi edhe fitoren e Al Hilal ndaj ndaj Manchester Cityt në Kupën e Botës për Klube.
“Për mua, Liga Profesionale Saudite është në të njëjtin nivel me Premier League. Nëse Al-Ahli do të ishte në Premier League, do ta provonim mirë dhe do të ishim afër katër ekipeve të para.
Është një ligë cilësore dhe njerëzit nuk duhet ta injorojnë. E pamë Al-Hilal të luante kundër Man City dhe i mundi.”, deklaroi Toney.
Kujtojmë që Toney deri në vitin 2024 luajti në futbollin anglez, me Newcastle United e Brentford në Premierligë, ku u transferua në Al Ahli./IndeksOnline/