Shoqërohet në Polici një person, konfiskohet një armë e shtatë fishekë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Babimoc të komunës së Obiliqit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull.
Gjatë kontrollit të i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe shtatë fishekë.
I dyshuari posedonte lejen e armës por nuk kishte të drejtë ta barte me vete. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.