75 Mall Live Search
15:19 / E Premte, 12 Shtator 2025 / S Z

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Qendrën e Studentëve, kaq është çmimi

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  ka shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2025/2026. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 15.09.2025 deri më datën 20.09.2025.

Çmimi do të jetë 35  euro për muaj. 20 euro banimi dhe  15 euro ushqimi.

Qendra e Studentëve këtë vit  do të pranojë rreth 4000 studentë.  Qendra e Studentëve ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Studentët  të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.