Nisma hap fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Në Klan Arena, Nisma Socialdemokrate hapi fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Nisma në zgjedhjet e 12 tetorit do të garojë me afër 400 kandidatë për Asamble dhe 6 kandidatë për kryetarë komunash.
E para që mori fjalën ishte kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, e cila tha se Vushtrria ka nevojë për vendimmarrje të vërtetë.
“Edhe për mua sot është një epokë e re, është një nismë e re. E mora besimin nga kryetari Limaj dhe hyra në këtë garë sepse Vushtrria ka për një kryetar të vërtetë. Fatkeqësisht në Vushtrri qeverisjen nuk e kryen kryetari por e nënshkruan kryetari”, tha Izmaku.