75 Mall Live Search
08:42 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Burim

Theret me thikë një person në Podujevë, policia jep detaje

Një person është therë me thikë në Podujevë të shtunën në mbrëmje.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull kosovar është therrë me thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/