Gjykata Speciale ‘pushtohet’ me flamuj kombëtar dhe të UÇK-së

Me flamuj kombëtar dhe ata të UÇK-së, shumë mërgimtar janë shfaqur para dyereve të Gjykatës Speciale në Hagë, raporton IndeksOnline.
Në këtë vend në ora 14:00 do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim.

Në këtë protestë pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga diaspora, familjarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, të cilët kërkojnë drejtësi dhe proces të drejtë gjyqësor. /IndeksOnline/
