Shqipja në SHBA, zbulon lidhjen familjare me shqiptarin e njohur

Shqipja, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 2, ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E shoqëruar nga vëllai i saj Iliri, ajo po shijon kohë të vyer familjare përtej oqeanit.
Ky udhëtim ka zbuluar edhe një lidhje të veçantë familjare që deri më tani nuk dihej: Shqipja është kushërirë me Elez Biberajn, ish-drejtorin e Zërit të Amerikës dhe një prej shqiptarëve më të suksesshëm në diasporë.

Fotot e ndara nga vetë ajo dëshmojnë afërsinë e madhe mes tyre, duke sjellë një anë më intime të jetës së Shqipes, larg ekranit.
