75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / H F

Vrasja në Dragodan në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë, dëshmon eksperti i mjekësisë ligjore

 Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi ndaj Avni, Leutrim dhe Mustafë Mustafa.

 Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e R.Tahiri në lagjen “Arbëria” në kryeqytet dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Leutrim Mustafa për manipulim me prova, raporton Indeksonline.

Sot para trupit gjykues po dëshmon eksperti i mjekësisë ligjore, i cili ka kryer autopsinë e viktimës, Naim Haliti.

Bazuar në dosjen e prokurorisë i akuzuari Avni Mustafa më datën 19 mars të vitit 2023 i pandehuri për shkak të një konflikti pronësor e që dyshohet të jetë për fajde, ka privuar nga jeta tani të ndjerin R. Tahiri, në atë mënyrë që së bashku me vëllain e tij tani të pandehurin Mustafë Mustafa, takohen me tani të ndjerin R. Tahiri dhe në bisedë e sipër fillojnë që të fjalosen në mes veti, nisen që të dalin nga hoteli dhe në dalje të hotelit i akuzuari Avni largohet dy-tre hapa majtas nga tani i ndjeri R. Tahiri.

Tutje, Avni Mustafa nxjerr nga çanta e dorës revolen, të cilën ja drejton tani të ndjerit R. Tahiri i cili me qëllim të vetëmbrojtjes nxjerrë thikën, fillon t’a godasë fillimisht të pandehurin Mustafë Mustafa dhe atë njëherë në gishtin 2 dhe një herë në gishtin e 5 të dorës së djathtë, dhe një herë në regjionin e majtë të shpinës, e më pastaj e godet shumë herë edhe të pandehurin Avni, në pjesë të ndryshme të trupit.

Tutje, sipas aktakuzës, duke u rrahur dalin jashtë hotelit dhe në anën e majtë të daljes, në rrahje e sipër, nga afërsia, i akuzuari Avni shtënë një herë me revole në drejtim të ndjerit dhe predha e godet të njëjtin në regjionin e gjoksit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, më këtë sipas prokurorisë ka kryer veprën penale “Vrasja”.