City largon punëtorin e saj nga puna, shihej duke shërbyer me fanellën e Unitedit

Manchester City dje arriti një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit.
Në “Etihad”, City mposhti rivalin e tyre të qytetit, Manchester United me rezultat bindës 3-0 pas golave të Foden dhe Haaland.
Mirëpo vëmendja e këtij derbi ishte larg ndeshjes.
Kjo pasi që në ushqimoren e klubit anglez, një nga punëtorët aty mbante të veshur fanellën e “Djajve të Kuq”.
Fotoja e tij u bë virale me tifozët që u ankuan në rrjetet sociale për këtë gjë, me Cityn që veproi shpejtë duke e larguar atë nga puna./IndeksOnline/