Përfundon për sot dëshminë Rubin, IndeksOnline raporton nga Haga (Video)

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka përfunduar dëshminë e tij për ditën e sotme në Hagë, atje ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish- drejtuesve të UÇK-së.
Seanca shënoi fillimin e fazës së mbrojtjes, pas afro dy vjetësh dëgjimesh nga Prokuroria Speciale.
Rubin, ish-kryezëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan dhe një nga figurat kyçe gjatë procesit të Rambujesë, dëshmoi për takimet e tij me udhëheqësit shqiptarë të Kosovës në fillim të viteve ’90.
Për më shumë detaje se çka ndodhi sot në seancën dëgjimore ndiqni videon më poshtë nga IndeksOnline.