Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të keqe në karrierë si trajner.
Humbja në derbi ndaj Manchester Cityt si dhe kokëfortësia e tij për të mos ndryshuar sistemin e lojës, po bën që portugezi të marrë kritika të mëdha nga tifozët.
Siç raporton Fabrizio Romano, Amorim mund të rikthehet në Portugali për të menaxhuar ish-skuadrën e tij, Benficën.
Njëri nga kandidatët për president të klubit, është i interesuar për ta rikthyer atë në kryeqytetin portugez.
Amorim kishte qenë pjesë e Benficës më parë si lojtar, ku luajti në periudhën 2008-2017.
Ndërsa si trajner ai menaxhoi Casa Pian, Bragën dhe rivalin e Benficës, Sporting Lizbonën para se të bënte lëvizjën e tij drejt Manchester Unitedit./IndeksOnline/