Lansim madhështor i fushatës nga Lidhja e Prishtinës, mbi 1 mijë pjesëmarrës

Lidhja e Prishtinës ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim madhështor në kryeqytet.
Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 1 mijë qytetarë të cilët dhanë mbështetjen e tyre për vizionin dhe programin politik të kësaj force.
Bartësi i listës, Fehmi Kupina, në fjalimin e tij shpalosi prioritetet kryesore të këtij subjektit.
Sipas tij, Lidhja e Prishtinës synon të sjellë ndryshim, zhvillim dhe qeverisje të afërt me qytetarin.
“Me besim në vlerat tona, me vendosmëri për të ruajtur traditën dhe me vizion për të ndërtuar të ardhmen, së bashku për një Prishtinë më të fortë, më të drejtë e më gjithëpërfshirëse”, tha Kupina para të pranishmëve. /IndekOnline/