75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 16 Shtator 2025 / S Z

Osmani i ndanë Medaljen Presidencale Komandantit të KFOR-it

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, komandantit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani.

Osmani ka thënë se gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.

“Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka thënë Osmani.