Lidhja e Prishtinës hap fushatën elektorale/ Kupina: Me qytetarët bashkë, fitorja jonë është e sigurt

Mbrëmë, Lidhja e Prishtinës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale.
“Mbrëmë e pamë qartë: kur qytetarët bashkohen, asgjë nuk është e paarritshme. Mbrëmë filluam të ndërtojmë bashkë një Prishtinë që të gjithë e duam. Një rrugëtim që shkon përtej fushatës, një rrugëtim që frymon shpresë për Prishtinën. Një nismë e madhe e një lëvizjeje qytetare që nuk ndalet.”, ka shkruar mes tjerash Fehmi Kupina, transmeton IndeksOnline.
Sipas Kupinës, me ofertën më të mirë programuese dhe listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës, fitorja e tyre është sigurt.
Statusi i tij i plotë:
Fehmi Kupina PRISHTINA E SË NESËRMES FILLOI ME LIDHJEN E PRISHTINËS
Mbrëmë e pamë qartë: kur qytetarët bashkohen, asgjë nuk është e paarritshme. Mbrëmë filluam të ndërtojmë bashkë një Prishtinë që të gjithë e duam.
Një rrugëtim që shkon përtej fushatës, një rrugëtim që frymon shpresë për Prishtinën. Një nismë e madhe e një lëvizjeje qytetare që nuk ndalet.
Në këtë mbrëmje madhështore hapëm zyrtarisht fushatën e Lidhjes së Prishtinës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme me qytetarë të çdo moshe, familje, të rinj e të moshuar, të gjithë bashkë për një Prishtinë që e duam dhe që e meritojmë.
Me ofertën më të mirë programore dhe listën më të mirë për Kuvend Komunal të Prishtinës, fitorja jonë është e sigurt.