75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 16 Shtator 2025 / S Z

Ramosaj i fut bagerët në fshatin më të madh të Deçanit

Ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Izniq të Deçanit.

E kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka thënë se rrugët e reja, do të lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve, qarkullimin dhe do t’i japin fshatit një pamje më të bukur dhe më dinjitoze.

“Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit dhe shumë shpejt do të gëzojmë një infrastrukturë të re dhe të qëndrueshme për shumë vite.Urime për të gjithë banorët”, ka thënë Ramosaj.