S’ka rinovim të kontratës, Alaba drejt Stambollit

Mbrojtësi austriak, David Alaba mund të largohet nga Real Madrid verën e vitit 2026.
33-vjeçari ka pasur probleme me lëndime në sezonet e fundit dhe ka humbur kontinuitetin në formacionin e parë.
Kontrata e Alabas skadon në qershor, dhe nuk ka sinjale për rinovim nga klubi madrilen.
Sipas mediave turke, një destinacion i mundshëm për Alaban është Fenerbahçe, që i ofron një rol kryesor në mbrojtje dhe një kontratë tërheqëse.
Real Madrid nuk do ta pengojë largimin e tij, duke e konsideruar se kjo fazë e karrierës së Alabas është përfunduar.