Aksion i madh i Policisë në tre qytete, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor.
Ky aksion është zhvilluar në Shtime, Lipjan dhe Drenas. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona.
Sipas informacionit operacioni policor është zhvilluar pas dyshimeve të bazuara për përfshirje të të dyshuarve të lartcekur në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 i KPRK-së, dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i KPRK-së,
Me urdhër të gjyqtarit kompetent janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme , në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi materiale si:
• 1 AK-47,
• 1 pushkë e gjatë me dylbi,
• 1 pushkë e gjuetisë,
• 1 revole,
• 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• 8 fishekë me gaz,
• 2 pushkë ajrore,
• 5 telefona.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Indeksonline/