75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / P M

Hajdari: Entuziazmi i Terstenikut do të shndërrohet në qeverisje efektive

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka falënderuar qytetarët e Terstenikut për pritjen dhe organizimin, ku tha se me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe PDK-në në zemër, qytetarët i dhanë hijeshi dhe e përmbyllën ditën me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

“Me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e PDK-në në zemër, qytetarët i dhanë hijeshi dhe e mbyllën më mirë se ç’do të mund ta paramendoja këtë ditë. Ky entuziazëm qytetar do të shndërrohet në qeverisje efektive që do t’i zgjidhë problemet e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Hajdari.

Ai shtoi se mbështetja e madhe në Terstenik është tregues i fitores së PDK-së në Drenas.