75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / b l

Izmaku merr mbështetjen nga gratë e Vushtrrisë për kryetare

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka mbajtur një takim me gra dhe vajza nga kjo komunë.

Ajo ka marrë mbështetjen e grave dhe vajzave të cilat kanë thënë se do të angazhohen maksimalisht që Izmaku të triumfojë më 12 tetor.

Në anën tjetër, kandidatja për kryetare nga radhët e NISMA-s ka thënë se ka vendos me u kthy në qytetin e saj me krejt përvojën e arritur gjatë këto vite, dhe në këtë formë me i kontribu vendlindjes së saj.