Trafikimi me njerëz, policia arreston një të dyshuar në Podujevë

Një tjetër person është arrestuar për veprën “Trafikimi me njerëz”.
Policia bën të ditur përmes raportit se i dyshuari është prangosur të mërkurën në Podujevë.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 01.04.2025 – NN. Lidhur me rastin, më 17.09.2025 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.