“Ju urojmë ditë të mbarë”, Mozzik publikon video me Kocin
Ditën e sotme reperi Mozzik, është intervistuar për të dytën herë nga Dogana e Kosovës lidhur me dy orë luksoze njëra prej të cilave ka vlerë milionëshe.
Ai është shoqëruar nga avokati i tij, Arianit Koci.
Pasi dolën nga Dogana, reperi Mozzik ndau një video në Instastory.
Ai shihet brenda në veturë bashkë me avokatin, teksa nuk harron t’i përshëndes fansat e tij.
“Përshëndetje të gjithëve nga Prishtina e bukur, ju urojmë ditë të mbarë”, tha ai./Indeksonline/

