Ishte në bisedime me Barcelonën por Luiz Diaz përfundoi te Bayern: Jam shumë i lumtur me vendimin tim

Luis Diaz ishte një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos verore.
Sulmuesi kolumbian ishte në bisedime të avancuara me Barcelonën, por në fund u bashkua me Bayern Munich, shkruan IndeksOnline.
Ai e ka gjetur vetën te skuadra gjermane, derisa pas fitores së mbrëmshme ndaj Chelseas, tha se është i lumtur me vendimin që ka marrë.
“Jam shumë i lumtur që jam te Bayern, është një klub i shkëlqyer. Ka pasur bisedime me Barçën, është e vërtetë gjë që është normale në tregun e transferimeve. Jam shumë i lumtur me vendimin tim. Kam marrë një vendim objektiv për të ardhmen time”, ka deklaruar Diaz./IndeksOnline/