75 Mall Live Search
07:58 / E Premte, 19 Shtator 2025 / G T

“Tani jam te një skuadër e nivelit tim”, Jose Mourinho pishman që shkoi te Fenerbahçe: Bëra gabim…!

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho është bërë me skuadër të re menjëherë pas shkarkimit nga Fenerbahce.

Mourinho është rikthyer në Portugali dhe ka firmosur me Benfican, shkruan Indeksonline

Gjatë konferencës për media, Jose tha se është pishman që kishte shkuar te skuadra turke.

“Bëra gabim që shkova te Fenerbahce. Duke menaxhuar Benfican, tregon se po kthehem te niveli im. Dhe niveli im është që unë të jem trajner i klubeve të mëdha të botës”, u shpreh Mourinho

Kujtojmë që ndeshja e parë e Jose Mourinhos në Ligën e Kampionëve do të jetë kundër Chelseat./Indeksonline/