Policia nis kontrolle për autobusët, që s’ndalen në stacione të caktuara

Policia e Kosovës, përmes Njësisë së trafikut në Prishtinë, ka filluar kontrolle për autobusët, që nuk respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacione të përcaktuara.
Sipas policisë, qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtja e jetës së udhëtarëve.
“Qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia u ka apeluar shoferëve e autobusëve që të respektojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara.
“Policia u apelon të gjithë shoferëve të autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet më tej në komunikatë./Indeksonline/