75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 19 Shtator 2025 / S Z

Pezullimi i dialogut, Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se nuk janë prishur me Amerikën, por që sipas tij, mes tyre ka dallime.

“Ne duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur, e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, u shpreh Kurti.