Mësohet stadiumi se ku do të luajë ndeshjen Barcelona kundër PSG-së

Stadiumi “Camp Nou” ende nuk është gati dhe Barcelona vazhdon të luajë ndeshjet si vendës në terrene tjera.
Së fundmi, klubi katalunas zbuloi stadiumin për ndeshjen kundër PSG-së, shkruan Indeksonline
Më 1 tetor, Barcelona e pret kampionin në fuqi të UEFA Champions League, Paris Saint-Germain. Dhe kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit, Montjuic “Luis Companys”.
Kujtojmë se Barcelona e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Newcastle Unitedin me shifrat 2:1. Kurse, PSG-ja fitoi 4:0 ndaj Atalantas./Indeksonline/
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Barcelona have announced that the Champions League match against PSG will be played at Montjuic. pic.twitter.com/CNHG8yRwJS
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 19, 2025