75 Mall Live Search
12:56 / E Premte, 19 Shtator 2025 / G T

Maresca i thur lavde Amorimit: Është trajner i mrekullueshëm, i kam parë ndeshjet e tij

Skuadra e Chelseat nesër luan ndeshjen e ardhshme në Premier League, ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Trajneri Enzo Maresca u paraqit në konferencë për media dhe u pyet për kundërshtarin e tij, Ruben Amorim, shkruan Indeksonline

Maresca thur lavde për trajnerin e “Djajve të kuq” edhe pse ky i fundit nuk ka pasur rezultate të mira kohët e fundit.

“E vlerësoj shumë Ruben Amorimin. Është një trajner i mrekullueshëm. Ndonjëherë mund të kesh vështirësi në fillim të një projekti. Nuk kam dyshim që ai është një trajner fantastik. I kam parë ndeshjet e tij te Sportingu”, u shpreh Maresca

Nesër (e shtunë) nga ora 18:30 – Chelsea udhëton në “Old Trafford” për ndeshjen derbi të javës së pestë në Premier./Indeksonline/