75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 19 Shtator 2025 / Z S

Tahiri: Mitrovica do të bëhet me tregun e ri

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka premtuar se Mitrovica do të bëhet me tregun e ri.

Sipas Tahirit, ky projekt është mundësi për rritjen e ekonomisë lokale.

Postimi i plotë:

Mitrovica do të bëhet me tregun e ri. ✅

Ky është projekti im për modernizimin e tregut, i cili do të krijojë mundësi për rritjen e ekonomisë lokale. Krijimi i markës “Made in Mitrovica” do t’i mundësojë çdo biznesi të rritet dhe të arrijë potencialin maksimal.

Bizneset, bujqit dhe blegtorët e Mitrovicës kanë shumë për të ofruar dhe “Made in Mitrovica” do të bëhet simbol krenarie për të gjithë ne./Indeksonline/