75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 19 Shtator 2025 / G T

Ndodh edhe kjo! Refuzon shtetin e tij Argjentinën, për të luajtur me Real Madridin

Futbollisti më i ri i Real Madridit, Franco Mastantuono ka refuzuar Kombëtaren e Argjentinës.

Mastantuono ka refuzuar shtetin e tij për të qëndruar te Real Madridi, shkruan Indeksonline

Argjentina U20 publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e Kupës së Botës, por aty nuk figuroi emri i 18-vjeçarit.

Lojtari i cili shpeshherë po luan si startues te klubi spanjoll në këtë fillim të sezonit – ka preferuar të qëndroj në Real Madrid dhe të përshtatet me skuadrën.

Argjentinasi firmosi me Real Madridin gjatë afatit kalimtar të verës nga River Plate për 45 milionë euro./Indeksonline/