75 Mall Live Search
18:35 / E Premte, 19 Shtator 2025 / F.R

Kupina takon qytetarët e Arbërisë: Jeni motivim dhe energji për ne

Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, së bashku me Bahrie Çunaku Vitija, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Në këtë tubim morën pjesë të rinj e të moshuar, gra dhe burra, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për Lidhjen e Prishtinës dhe kandidatët e saj.

Kupina u shpreh mirënjohës për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se kjo përkrahje është motiv dhe energji për vazhdimin e angazhimit të tij politik.

“Jeni motivim dhe energji për ne. Ju faleminderit,” u shprehë Kupina./IndeksOnline/