75 Mall Live Search
12:08 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / F.R

Xhevahire Izmaku premton rregullimin e dy ndërtesave të dëmtuara në hyrje të qytetit të Vushtrrisë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e dy ndërtesave në hyrje të pjesës qendrore të qytetit, të cilat, sipas saj, janë të dëmtuara rëndë dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Në një postim në rrjete sociale, Izmaku ka theksuar se këto ndërtesa për vite me radhë kanë mbetur të parrugulluar, ndërsa ka paralajmëruar ndërhyrje të menjëhershme nëse merr besimin e qytetarëve për ta udhëhequr komunën.

“Dy ndërtesa në hyrje të pjesës qendrore të qytetit, të dëmtuara rëndë dhe me pamje të keqe – për vite të tëra kanë mbetur kështu, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve tanë me elemente kancerigjene në kulm. Kjo nuk është pamja që e meriton Vushtrria. Në mandatin tim si kryetare, do të kujdesem që këto dy ndërtesa të rregullohen dhe qyteti ynë të marrë fytyrën që e meriton,”  u shprehë Izmaku./IndeksOnline/