Me kostum prej dantelleje me perla, Cardi B shfaq barkun e rrumbullakosur

Në një intervistë të publikuar më parë, Cardi zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të katërt, të parin me të dashurin Stefon Diggs.
Cardi ndërsa po bën promovimin e albumit të saj të ardhshëm, u paraqit tejet me stil dhe me barkun e rrumbullakosur.
Dje, Cardi mbërriti në Highlight Room në Manhattan për një intervistë me Apple Music. Për paraqitjen, ajo veshi një kostum të zi me dantella dhe lule, tërësisht transparent të ‘mbuluar’ me perla.
Ndryshe, reperja e “Outside” ka bërë të ditur se fëmija pritet të lindë para turneut të saj “Little Miss Drama”, që fillon në shkurt dhe përmban 31 performanca.


