75 Mall Live Search
18:54 / E Diele, 21 Shtator 2025 / F.R

Osmani në ShBA takon Sekretarin e Ligës Arabe, i kërkon njohjen nga shtetet që s’e kanë bërë këtë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar në New York Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Osmani tha se gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Ligës Arabe.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, shkroi Osmani.

E para e shtetit do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që nis punimet nga java e ardhshme dhe zgjat deri në fund të shtatorit.