Çifti festojnë përvjetorin e parë të martesës, “shkrijnë” me urimet e tyre

Aktorja e njohur e serialit “Stranger Things”, Millie Bobby Brown, dhe bashkëshorti i saj Jake Bongiovi, festuan përvjetorin e tyre të parë të martesës me postime prekëse dhe plot dashuri në rrjetet sociale.
Çifti i ri ndau me ndjekësit e tyre disa momente të veçanta nga jeta e tyre martesore, duke i shoqëruar me mesazhe të përzemërta dhe emocionale.
Millie postoi një foto të papublikuar më parë nga dita e martesës, ku ajo dhe Jake shfaqeshin duke buzëqeshur të lumtur. Krahas fotos, ajo shkroi:
“Një vit dashuri pa kushte me mikun tim më të mirë. Të dua gjithnjë e më shumë çdo ditë.”
Nga ana tjetër, Jake Bongiovi, djali i muzikantit legjendar Jon Bon Jovi, publikoi një seri fotosh të përbashkëta dhe shkroi:
“Gëzuar përvjetorin, zemra ime. Faleminderit që e bën çdo ditë më të bukur se tjetrën. Me ty, gjithçka është më e thjeshtë dhe më e bukur.”
