75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / KV

Operacion i madh policor në Vushtrri, arrestohen katër anëtarë të një familjeje

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar dje në Vushtrri, duke çuar në arrestimin e katër personave të një familjeje, transmeton IndeksOnline.

Operacioni, i udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim me Prokurorinë e Mitrovicës, u krye në dy shtëpi në fshatin Ropicë dhe një biznes në qytet.

Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, municion i shumtë, dylbi, telefona, dokumente, një laptop dhe pajisje të tjera.

Tre të dyshuar u dërguan në mbajtje 48-orëshe, ndërsa një tjetër iu dorëzua policisë për shkak të një urdhërarresti të mëparshëm..

Rasti po hetohet për veprat: mbajtje të paautorizuar të armëve, shkaktim rreziku të përgjithshëm, detyrim, kanosje dhe lëndim të rëndë trupor./IndeksOnline/