75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / H F

Si tentoi Granit Plava ta arsyetonte gjendjen e tij mentale me një aksident me motor në të kaluaren

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ku i akuzuari kryesor është Naim Murseli.

Ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike në QKUK, Shpend Haxhibeqiri ka shpalosur detaje për raportin psikiatrik, të Naim Murselit, ndërkaq tani po dëshmon eksperti Bujar Obertinca për të akuzuarin tjetër në këtë rast, Granit Plava, transmeton IndeksOnline.

“Graniti gëzon shëndet të plotë mental dhe veprimet e tij skanë qenë të ndikuara nga nje proces patologjik psikik”, ka thënë Obertinca.

“Graniti na ka treguar që ka pas një aksident me motor dhe ka qenë në spital, ndërsa sa i përket pasojave ato janë përjashtuar. Ky aksident ka kaluar pa ndonjë dëmtim në strukturën e trurit të tij që do të thotë se truri i tij funksionon pa telashe”, ka shtuar tutje ai.

“Gjatë vleresimit psikiatrit, i ekzaminuari ka deklaruar se është përdorues u substancave narkotike, si kokaina, alkooli. Por në kohen e ekzaminimit nuk ka pasur simptoma abstrenciale apo ndërprerje së abuzimit me substanca, ndërsa sa i përket traumës, i njëjti nuk është identifikuar një fenomen i tillë”, ka theksuar Obërtinca. /IndeksOnline/