“Përkrahje e madhe për dr. Përparim Ramusën në Petrovë, familja Rashiti dhe banorët e lagjes bashkohen me programin “Ma mirë për Shtimen”

Në kuadër të vizitave nëpër fshatra e lagje të komunës, dr. Përparim Ramusa, kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes, së bashku me kandidatin për kuvendin komunal, Behar Rashiti, u mirëpritën ngrohtësisht nga familja Rashiti dhe banorët e lagjes në fshatin Petrovë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e programit “Ma mirë për Shtimen” për zhvillimin e Petrovës, si edhe përkushtimi që qeverisja e ardhshme do t’i kushtojë fshatit dhe banorëve të tij.
“Përkrahja e tyre është forcë dhe dëshmi e përkushtimit tonë që Petrova, në qeverisjen time, do të bëhet ma mirë”, u shpreh dr. Përparim Ramusa.

Programi “Ma mirë për Shtimen” po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje, duke u bërë një program gjithëpërfshirës për ndryshime pozitive në çdo cep të komunës.”
