75 Mall Live Search
15:18 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / P M

Halil Matoshi: Uran Ismaili i vetmi që e sheh Prishtinën me sy të qytetarit

Gazetari dhe analisti Halil Matoshi ka komentuar garën për kryetar të Prishtinës, duke thënë se ndër të gjithë kandidatët, Uran Ismaili është i vetmi që e sheh Prishtinën me sy të qytetarit.

Matoshi tha se Ismaili është “i lindur, i rritur dhe jeton në Prishtinë”, ndërsa sipas tij, kandidatët e tjerë e shohin kryeqytetin “vetëm si interes politik ose si kureshtje – hajde të bëjmë diçka që nuk e kanë bërë të tjerët. I vetmi që e sheh me sy të qytetarit është Uran Ismaili”, u shpreh ai.

Ndërsa për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, Matoshi u shpreh se ai “ka fituar me projekte vizuale të bukura, mirëpo që nuk ka arritur t’i përmbyllte dhe shumicën prej tyre as që i ka nisur”. Sipas tij, sfiduesi i vetëm serioz i Përparim Ramës në këto zgjedhje është Uran Ismaili.

“Bazuar në fushatën e tij, Ismaili po tregon se synon të jetë një shërbyes i qytetarëve”, përfundoi Matoshi.